Britani, shirat e dendura përmbytin veriun e Anglisë

26/12/2015 22:55

Shirat e dendura kanë shkaktuar përmbytje masive në veri të Anglisë, me shumë banorë të evakuuar nga shtëpitë e tyre në lokalitetet Lenkshajër dhe Jorkshajër.

Ujërat kanë hyrë nëpër banesa e biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha. Gjithashtu, në Mançester dhe Lids, lumenjtë kanë dalë nga shtretërit duke mbuluar rrugët e qyteteve.

Meteorologët kanë paralajmëruar për shira të mëtejshme në orët në vazhdim, të cilat do të prekin përveç veriut të Anglisë edhe Skocinë e Uellsin.

Qindra alarme janë lëshuar nga autoritetet vendore, disa prej të cilave paralajmërojnë banorët se mund t’u vihet jeta në rrezik.

“Mendimet e mia janë me njerëzit të cilëve u janë përmbytur shtëpitë. Nesër do të thërras komitetin e emergjencave COBRA, për të siguruar se do të bëhet gjithçka për t’u ardhur në ndihmë”, u shpreh kryeministri David Cameron në Twitter.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA