Qau para Merkelit, Sahwil merr lejeqëndrimin

25/12/2015 00:00

Reem Sahwil, emigrantja 14-vjeçare palestineze që këtë verë shpërtheu në lot përballë Angela Merkelit, pasi kishte frikë se mos riatdhesohej, mund të qëndrojë në Gjermani.

“Vajza studente, ka marrë një lejeqëndrim të vlefshëm deri në 17 tetor 2017”, ka zbuluar gazeta “Bild”, duke cituar burime të administratës së Rostokut. Lejeqëndrimi është i vlefshëm edhe për të vëllain dhe prindërit e Reem Sahwil.

Vajza, së bashku me familjen ndodhet në Rostok, qytet-port në veri të Gjermanisë. Deri tani, familja e saj ka qëndruar në kampe për pritjen e refugjatëve, ku duhet të qëndronin deri sa pozicioni i tyre pas kërkesës për azil të përcaktohej, por ky status i tillë do të skadonte në fillim të vitit 2016.

Gjatë takimit me kancelaren gjermane, Reem Sahwil, i kishte thënë me një gjermanishte të çalë Merkelit se çfarë do të bëhej me të ardhmen e refugjatëve. Në përgjigjen e saj, kancelarja, kishte nënvizuar se jo të gjithë emigrantët e pranishëm në Gjermani do të mund të qëndronin dhe në këtë kohë vajza kishte nisur të qajë.

Çështja kishte prekur miliona gjermanë. Shumë komentatorë politikë, janë të bindur se ai episod ishte ndikues në ndryshimin e politikës së kancelares për refugjatët.

Top Channel