SHBA, shkon në 10 numri i viktimave nga tornadot. Mississippi, gjendje e jashtëzakonshme

24/12/2015 00:00

Shtetet jugore të Amerikës nisën gërmimet për të mbijetuar gjatë së enjtes, pasi disa stuhi tepër të fuqishme goditën rajonin dhe lanë të paktën 10 viktima. Mississippi ishte shteti që u godit më rëndë, teksa shpalli edhe gjendjen e jashtëzakonshme, sidomos në ato pjesë që u prekën nga tornadot.

Duke qenë se rreth 100 milionë amerikanë priten të udhëtojnë përgjatë pushimeve për Krishtlindje, Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë bëri të ditur rrezikun e disa stuhive të shoqëruara me vetëtima në rajonet qendrore të lagura nga Atlantiku, deri në brigjet jugore në kufi me Meksikën.

Stuhitë që goditën të mërkurën SHBA-të ishin me erëra të forta, të cilat shkaktuan më shumë se 20 tornado në Arkansas, Illinois, Indiana, Mississippi, Tennessee dhe Michigan, siç bënë të ditur autoritetet.

Një tornado e fuqishme shkatërroi një brez rruge prej 160 km përmes Mississippit verior, duke bërë të pabanueshme më shumë se 100 shtëpi dhe ndërtesa të tjera, përpara se të kalonte në zonat perëndimore të Tennessee.

Guvernatori i Mississippit, Phil Bryant deklaroi gjendjen e emergjëncës në 7 shtete. Ai tha se 6 persona janë vrarë, ndërsa dy të tjerë figurojnë të zhdukur. “Të gjithë jemi bashkë këtu në Mississippi, për të ndihmuar cilindo përballë kësaj fatkeqësie”, tha Bryant. “Jemi ende në kërkim të njerëzve për shpëtim”.

Ai shtoi se ishin ngritur vendet mbrojtëse, ndërkohë që vlerësimi real i dëmeve nuk mund të bëhet përpara javës së ardhshme. Autoritetet e Mississippit thanë gjithashtu se 40 persona ishin plagosur dhe një 7-vjeçar gjendej mes të plagosurve.

Tre persona të tjerë humbën jetën në Tennessee, ndërksa një grua 18-vjeçare mbeti e pajetë në Arkansas, kur një pemë ra mbi shtëpinë e saj, bënë të ditur autoritetet e këtij shteti.

Top Channel