Koncerti “Krishtlindje në Tiranë”, Veliaj: Të ndihmojmë ata që kanë nevojë

24/12/2015 00:00

Bashkia e Tiranës organizoi koncertin “Krishtlindje në Tiranë”, në sheshin “Nënë Tereza”. Kryetari i bashkisë u shpreh se, në këtë javë festive, të gjithë duhet të shprehin solidaritet.

Çdokush – tha Veliaj, – të ndihmojë çdo njeri që ka nevojë.

“Gëzuar festat, jemi shumë të bekuar që jetojmë në një qytet ku gjërat i bëjmë bashkë. Ku rrëzohemi bashkë, ngrihemi bashkë e festojmë bashkë, por edhe kalojmë momentet e vështira së bashku. Ky ka qenë një fillim jo i lehtë, por ndoshta një fillim shumë i bukur për Tiranën e ëndrrave tona. Ky është edhe një moment i mirë për të qenë solidarë. Duke pranuar se jo të gjithë e kanë plot tavolinën e drekës së Krishtlindjes apo darkës së Vitit të Ri, jo të gjithë i kanë dhuratat poshtë pemës së Vitit të Ri, do të doja që këtë javë, të frymëzuar nga artistët tanë, me këtë muzikë dhe këtë frymë solidariteti, deri më 31 dhjetor, secili prej nesh, sipas mundësive modeste që ka, të bëjë maksimumin për të ndihmuar fqinjin e vet, të afërmin e vet, ata njerëz që ndoshta s’kanë pasur fatin të kenë të mirat, që shumë prej nesh mund t’i gëzojnë sot. Kjo është mënyra më e mirë edhe për të kujtuar Krishtlindjen, edhe për ta mbyllur këtë vit si një familje që edhe pse është me një milion banorë, nuk harron solidaritetin dhe mbështetjen për secilin prej anëtarëve të familjes”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA