Turqi, shpërthimi i merr jetën pastrueses së aeroportit

23/12/2015 00:00

Një pastruese mbeti e vrarë prej një shpërthimi në Aeroportin “Sabiha Gokcen” të qytetit turk të Stambollit.

30-vjeçarja Zeyhra Yamaç ndërroi jetë nga plagët e marra në kokë. Ajo po punonte në turnin e natës dhe, kur ndodhi shpërthimi, ishte në shoqërinë e një kolegeje, e cila mbeti e plagosur.

Autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim mbi shkaqet e ngjarjes, ndërsa në hyrje të aeroportit është shtuar numri i policëve të armatosur.

Fluturimet, megjithatë, po vazhdojnë si normalisht.

“Sabiha Gokcen”, i ndodhur në anën aziatike të qytetit, është aeroporti i dytë më i madh i Stambollit, pas “Ataturkut” që gjendet në pjesën europiane të tij.

Top Channel