Izrael, ministri i Brendshëm jep dorëheqjen për ngacmim seksual. Zëvendësohet në Parlament nga një gay

21/12/2015 09:00

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Silvan Shalom ka dhënë dorëheqjen pas një serie akuzash për ngacmim seksual. Ai ka thënë se po e merr këtë vendim për t’i kursyer familjes së tij vuajtje të mëtejshme.

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar një hetim mbi akuzat ndaj Shalomit nga disa femra, ndërkohë që vetë Shalom i ka hedhur poshtë këto akuza.

Mediat izraelite thonë se zëvendësuesi i Shalomit në Parlament mund të jetë Amir Ohana, i cili do të bëhej i pari homoseksual nga partia Likud.

Top Channel