Obama i kërkon Erdoganit të tërheqë trupat nga Iraku

19/12/2015 00:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka kërkuar Presidentit turk, Tayyip Erdogan që të ul tensionet me Irakun duke vazhduar të tërheqë forcat turke nga veriu i Irakut.

Obama kishte telefonuar Erdoganin për këtë qëllim dhe lajmi është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë thotë se të dy udhëheqësit biseduan edhe për luftën kundër terrorizimit, sidomos kundër terroristëve të Shtetit Islamik në Siri.

SHBA-të kanë përsëritur kërkesën që të mbështetet opozita e moderuar siriane, si aleatja e tyre e brendshme në luftën kundër ISIS, por edhe kundër Presidentit Assad.

Top Channel