Trump dhe Putin ‘i bëjnë qejfin’ njëri-tjetrit

18/12/2015 13:20

Donald Trump thotë se me Presidentin rus Vladimir Putin do të merrej vesh shumë mirë. Ndjesia, mesa duket, është reciproke.

Në konferencën e gjatë të fundvitit në Moskë, shefi i Kremlinit gjeti vend edhe për të lavdëruar miliarderin kryesues të garës për nominim në kampin republikan.

Trump, tha Putin, është padyshim një njeri i shquar e me shumë talent. “Ai ka një personalitet të jashtëzakonshëm”, tha Putin.

Duke i bërë një vlerësim dhe fushatës së manjatit të pasurive të paluajtshme, kreu i shtetit rus e cilësoi Donald Trumpin si “liderin absolut të garës presidenciale”. Biznesmeni njujorkez ia ktheu favorin me pohimet se “është gjithmonë një nder të komplimentohesh nga një njeri kaq i respektuar si brenda kufijve të vendit të vet, ashtu edhe jashtë tij”.

Top Channel