Shkup, gjykata miraton aktakuzën për rastin Kumanovës
17/12/2015 16:15
Gjykata Themelore e Shkupit ka miratuar aktakuzën e prokurorisë ndaj 29 të akuzuarave për rastin e Kumanovës.
Nga kjo gjykatë bëjnë me dije se miratimi është bërë pas analizës së detajuar të materialeve të paraqitura nga ana e prokurorëve dhe avokatëve mbrojtjës të të akuzuarve. Ankesat e këtyre të fundit janë cilësuar si të pabaza dhe janë hedhur poshtë.
Kjo nënkupton se për incidentin e armatosur të ndodhur më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë do të ketë proces gjyqësor, i cili pritet të nisë pas formimit të trupës gjykuese.
Në këtë përleshje të armatosur që ndodhi në Kumanovë u vranë 9 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.
Top Channel