Revolucion në Shtetet e Bashkuara

16/12/2015 21:10

Revolucion në akademinë më prestigjoze ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Për herë të parë në West Point ka një komandante, një grua.

Bëhet fjalë për gjeneralen e brigatës Diana Holland, e diplomuar në vitin 1990 pikërisht në akademinë e famshme ushtarake amerikane.

Njoftimi për emërimin e saj ka ardhur nga Pentagoni vetëm pak ditë pas vendimit për t’u dhënë mundësinë femrave për të konkurruar për të gjitha pozicionet luftarake në forcat e armatosura.

Holland, aktualisht nënkomandante e Divizionit të Dhjetë të bazës Fort Drum, në veri të shtetit të Nju Jorkut, do ta marrë detyrën më 5 janar.

“Jam e nderuar që do të jem komandantja e ardhshme e trupës së kadetëve amerikanë. Është një privilegj të jem pjesë e skuadrës që formon komandantët e vendit tonë”, është shprehur Holland.

Përveç se ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, gjeneralja ka qenë në Gjermani, në bazën Fort Bragg të Kalifornisë dhe Fort Stewart në Xhorxhia.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA