Trazirat në Itali/ Bastisje në 18 qytete dhe 51 të mitur të identifikuar, Milano përgatitet për protesta të reja
Dy persona me origjinë siriane janë arrestuar në Gjenevë, pas gjetjes së lëndëve eksplozive në automjetin e tyre. Sipas kryeprokurorit Oliver Jarnot, ata dyshohen se kanë lidhje me rrjete xhihadiste.
Gjeneva aktivizoi nivelin maksimal të alarmit gjatë kësaj jave, mes frikës se një celulë e ISIS gjendej në zonë.
Presidentja zvicerane, Simonetta Sommaruga tha të premten se, përmes një autoriteti të huaj, të cilin nuk e identifikon, kishte siguruar informacione se një celulë e mundshme e Shtetit Islamik e kishte bazën në zonën e Gjenevës, e gjithsesi ajo shtoi se nuk kishte tregues se po planfikohej një sulm konkret.
Kryeprokurori i Gjenevës tha në një konferencë për shtyp se, dy shtetasit sirianë sapo kishin mbërritur në qytetin zviceran dhe nuk mund të flisnin frengjisht.
“Këta persona u vunë në qendër të kontrolleve të imtësishme për shkak të sjelljes dhe kombësisë së tyre. Nga kontrollet u zbuluan gjurmë eksplozivi në automjetin që ata po përdornin”, tha ai.
Media zvicerane raportoi të premten se, kishin qenë Shtetet e Bashkuara që kishin këshilluar autoritetet e Gjenevës, për terroristë të mundshëm që operonin në qytet.
E përditshmja “Le Temps”, duke cituar një burim të afërt me hetuesit tha se, inteligjenca amerikane kishte identifikuar 3 celula xhihadiste në Chicago, Toronto dhe Gjenevë.
Të enjten u shtuan masat e sigurisë jashtë sinagogave, godinës së OKB-së dhe banesës së ambasadorit francez, ashtu si dhe pranë stacioneve të trenave, aeroporteve dhe zonave të tjera të rrezikuara. U rrit gjithashtu edhe numri i policëve, që patrullonin rrugët.
Top Channel