Sherr në parlamentin e Ukrainës

11/12/2015 00:00

Grushtat kanë shpërthyer në parlamentin e Ukrainës, pasi kryeministri Arseniy Yatseniuk u largua nga foltorja me një buqetë me lule nga një deputet i opozitës.

Kryeministri ishte duke folur për arritjet e qeverisë së tij kur deputeti Oleh Barna shkoi drejt tij me një buqetë me lule dhe e largoi nga foltorja duke e ngritur peshë.

Kaq ka mjaftuar për të ndezur sherrin, i cili shpërtheu me grushta mes deputetëve.

Top Channel