Sulmuesit në San Bernardino, të stërvitur në poligon para ngjarjes

08/12/2015 00:00

Dy autorët e sulmit të San Bernardinos e vrasjes së 14 personave në qendrën e shërbimeve sociale të këtij qyteti, kishin qënë duke praktikuar nëpër poligone disa ditë përpara ngjarjes.

Tashfeen Malik dhe bashkëshorti i saj Syed Farook , sipas zëvendësdrejtorit të zyrës së FBI-së në Los Angeles, David Bowdich, ishin radikalizuar prej kohësh që të dy.

Autoritetet janë duke e hetuar intensivisht episodin e dhunshëm të javës që shkoi, megjithatë deri tani nuk kanë gjetur prova që të dëshmojnë se sulmi më vdekjeprurës terrorist në tokën amerikane që prej 11 shtatorit 2001, është planifikuar jashtë kufijve.

Top Channel