Banka Amerikane e Investimeve hyn në Shqipëri

05/12/2015 11:35

Rrjetit bankar shqiptar i është shtuar edhe një tjetër bankë. Banka Amerikane e Investimeve është pjesë e grupit të menaxhuar nga NCH Capital, një investitor amerikan me qendër në Nju Jork dhe investime globale mbi 3.4 miliardë dollarë në Rusi, Europën Lindore dhe Brazil.

Në ceremoninë e inaugurimit ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. “Ky investim do të jetë një nxitës i fortë i kreditimit dhe e kthen bankën e sapoliçencuar në një shembull tërheqës për investitorët, që do të nxisë pastaj të tjerët të ndjekin të njëjtën rrugë”, ka deklaruar Rama.

Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur: “Ne si Bankë e Shqipërisë kemi vlerësuar dhe gjykuar për biznes planin e Bankës Amerikane të Investimeve, biznes-plan, i cili do të kontribuojë në ekonominë shqiptare dhe do të rrisë më tepër stekën dhe kontributin, si në aspektin e financimit, kreditimit, ashtu edhe në aspektin e shërbimeve bankare dhe financiare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA