“Terror” në rrugët e Londrës

02/12/2015 00:00

Më shumë se 2000 oficerë të Policisë Metropolitane, të armatosur deri në dhëmbë, kanë marrë pjesë në një stërvitje duke simuluar një sulm terrorist në Londër.

Disa prej policëve janë shtirur si terroristë, të cilët kishin kallashnikov AK-47 dhe bomba, dhe që kishin sulmuar një qendër tregtare. Stërvitja është pjesë e planit të autoriteteve britanike për t’u përballur me sulmet terroriste.

Nëse në aksionet e mëparshme oficerët do të prisnin derisa të bëheshin negociata me pengmarrësin, në rastet kur kemi të bëjmë me sulme terroriste, tani e tutje nuk do të ketë negociatorë, pasi terroristët nuk duan të negociojnë më por vetëm të vrasin sa më shumë vetë.

Përballë këtij fakti, oficerët tani menjëherë tentojnë të përballen me të armatosurit me lejen për të qëlluar menjëherë sapo të kenë në shënjestër pengmarrësin.

Që pas sulmeve të Parisit më 13 nëntor, Policia Metropolitane është në një gatishmëri të lartë dhe këmbëngulin se janë të përgatitur të përballen me çfarëdo lloj situate që mund t’ju paraqitet.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel