Parlamenti britanik voton “pro” sulmeve ajrore ndaj ISIS

02/12/2015 23:45

Ashtu siç pritej, kryeministri britanik David Cameron, ka triumfuar në bindjen e shumicës së deputetëve të Parlamentit britanik për ta mbështetur qeverinë në vendimin për sulme ajrore kundër objektivave të Shtetit Islamik.

Parlamenti votoi “pro” këtyre sulmeve me 397 vota “pro” qeverise, një pjesë vota të deputetëve të opozitës dhe 223 “kundër”, kryesisht nga laburistët dhe Partia Nacionaliste skoceze.

Ky vendim i hap rrugën sulmeve ajrore nga avionët britanikë në orët në vazhdim.

Kjo është një fitore e madhe për politikën e kryeministrit britanik i cili vetëm dy vjet më parë dështoi në përpjekjen e tij për të bindur Parlamentin për të hapur dritën jeshile për sulmet ajrore në Siri.

Mendohet se avionët Tornado në bazën britanike në Akrotiri në Qipro dhe avionët pa pilot të stacionuar në Kuvajt, do të jene në qiejt mbi Siri për të goditur objektivat e Shtetit Islamik përkrah avionëve të forcave aleate.

Top Channel