Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec, ndërsa si pasojë e tij është plagosur një person.
Të përfshirë në aksident kanë qenë një motor dhe dy furgona mallrash, ku për pasojë ka mbetur i plagosur Kujtim Manollari. 55-vjeçari, i cili po drejtonte motorin, është përplasur nga një furgon mallrash, ndërsa më tej në aksident është përfshirë edhe një tjetër furgon.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Korçës në reanimacion si pasojë e dëmtimeve të shumta në kokë, ndërsa më tej është nisur drejt kryeqytetit. Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka shoqëruar drejtuesit e dy mjeteve, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel