Vajza që ka frikë nga gjilpërat, por që është e mbushur me tatuazhe

29/11/2015 13:40

Edhe pse është e tmerruar nga gjilpërat, Brittany Allsop është e mbuluar nga koka te këmbët me tatuazhe.

22-vjeçarja australiane ka nisur të vizatojë trupin e saj që në moshën 16-vjeçare me qëllim që të mbulonte shenjat që kishte dhe që ishin burim talljesh nga ana e shokëve të saj.

“Kam një lëkurë shumë të ndjeshme ndaj pickimeve të insekteve. Këmbët më bëheshin shumë keq dhe mendova t’i mbuloja me tatuazhe”, thotë Brittani, e cila është fituese e Miss Tatuazhi në Australi.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel