Trump tallet me reporterin me deformime trupore

26/11/2015 00:00

Edhe një herë Donald Trump është në qendër të kritikave, këtë radhë për vënien në lojë të një reporteri me probleme fizike të “New York Times”-it.

Kandidati republikan u tall me Serge Kovaleski duke e imituar gazetarin me deformime trupore nga lindja. Ai përdori një artikull të shkruar nga Kovaleski në vitin 2001 për të mbështetur pretendimet e shumëdiskutuara se mijëra myslimanë të Nju Xhersit festuan pas sulmeve të 11 shtatorit.

“New Tork Times” e quajti veprimin e Donald Trump “të turpshëm dhe ofendues”.

Kovaleski ka punuar më parë për “Neë York Daily News”, “Money Magazine”, “the Miami News” dhe “the Washington Post” dhe është fitues i çmimit “Pulitzer”.

Top Channel