Sulmet në Paris, policia publikon foton e kamikazit të tretë

22/11/2015 00:00

Autoritetet franceze kanë publikuar fotografinë e personit të tretë të përfshirë në sulmet pranë stadiumit “Stade de France”, duke deklaruar se nuk e dinë se kush është.

I njëjti kishte hedhur veten në erë më 13 nëntor, bashkë me dy të tjerë, pranë stadiumit kombëtar francez.

Përmes një postimi në Twitter, policia ka thënë se janë duke punuar për të zbardhur identetitetin e këtij sulmuesi, duke ftuar edhe qytetarët që të telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion për njeriun në foto.

Ndërkohë, të shtunën është varrosur në Hasnon 38-vjeçari Proisy Sebastien, viktima e parë e sulmeve të Parisit, që u vra në tarracën e një restoranti.

Ndërsa, policia ende nuk lejon organizimin e demostratave në “Ile de France”, duke njoftuar se është zgjatur pezullimi i dhënieve të lejes për grupime masive deri më 30 nëntor pasi ekziston frika për ndonjë sulm tjetër.

Top Channel