Alarm i rremë për bombë, avioni turk ulet në Kanada

22/11/2015 00:00

Një avion i “Turkish Airlines”, i nisur nga Nju Jorku, është detyruar të ulet në lindje të Kanadasë, Halifax, pas një alarmi për bombë në bord.

Kontrollet treguan se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, ndaj dhe mjeti do të vazhdojë më vonë fluturimin për në Stamboll.

Në kohën kur u dha alarmi për lëndë shpërthyese, avioni me 256 persona ishte ngritur në ajër nga Aeroporti “John F. Kennedy”.

Incidenti vjen në mesin e një përshkallëzimi të tensioneve pas sulmeve në kryeqytetin francez, që kushtuan 130 jetë njerëzish.

Të martën, dy fluturime të “Air France” nga Shtetet e Bashkara drejt Parisit u devijuan prej kërcënimeve për bombë, të cilat rezultuan gjithashtu të rreme.

Top Channel