E pyesin nëse do t’i lyejë flokët, ja batuta e Obamas

21/11/2015 00:00

Kur mori detyrën në vitin 2009, Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama kishte flokë të zinj, ndërsa me kalimin e viteve kuptoi se të jesh “i zoti” i Shtëpisë së Bardhë është punë e vështirë sa edhe flokët të thinjen.

Disa liderë preferojnë që të lyejnë flokët, por vendosin ta mbajnë sekret këtë gjë dhe pikërisht këtu ka goditur Obama.

Përballë studentëve kamboxhianë, Obama me shaka tha se nuk e ka ndërmend të lyejë flokët si disa të tjerë, por pa përmendur emra.

“E para gjë që dua nga të rinjtë është të ndalojnë të thonë se jam plakur. Pastaj, nuk do të ngjyros flokët e mi, ashtu siç bëjnë shumë udhëheqës botërorë. Nuk do të them se kush, por berberët e tyre e dinë se kush janë ata”, tha Obama.

Presidenti Ronald Reagan asnjëherë nuk e pranoi se kishte lyer flokët, ndërsa ish-kancelari gjerman, Gerfard Schroeder, paditi një agjenci lajmesh pasi këta të fundit kishin shkruar se ai kishte lyer flokët.

Top Channel