Të presësh flokët në mes të ndeshjes

19/11/2015 12:45

Andy Murray i habiti të gjithë kur preu flokët gjatë përballjes me Rafael Nadal, në ndeshjen e grupit të ATP World Tour Finals, ditën e mërkurë.

Tenisti skocez, i cili e humbi këtë takim të luajtur në “O2 Arena” të Londrës, mori një palë gërshërë të vogla dhe preu një nga kaçurrelat e tij që i pengonin shikimin.

Pas ndeshjes, ai u shpjegua kështu: “Më binin flokët në sy dhe doja t’i hiqja qafe. Nuk u vonova, 2 sekonda punë ishte”.

Edhe pse iu liruan sytë, Murray e humbi ndeshjen ndaj tenistit spanjoll.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA