Anulimi i Gjermani-Holandë, ministri i Saksonisë: Edhe komploti mund të jetë anuluar

18/11/2015 00:00

Qeveria e Saksonisë së Poshtme ka siguruar gjermanët, pas anulimit të miqësores së futbollit mes Gjermanisë dhe Holandës për shkak të shqetësimeve nga terrorizmi, se “situata e sigurisë është e qëndrueshme” në shtetin verior.

Stephan Weil tha këtë të mërkurë se e di shumë mirë që njerëzit janë të shqetësuar, por u kërkoi të gjithëve “të kenë besim tek autoritetet e sigurisë” në vend.

Ministri i Brendshëm i këtij shteti, Boris Pistorius deklaroi se ndeshja e mbrëmshme, që pritej të luhej në stadiumin e Hannoverit u anulua në një kohë tepër të shkurtër kur informacioni për alarmin për bombë ishte ende “i paqartë”, por që më pas u forcua me kalimin e orëve.

Ai nuk ofroi asnjë detaj, por u mjaftua të thoshte se “sa më shumë informacion të detajuar të ofrojmë ne, aq më shumë e mundshme është të zbulohet burimi”. Ai shtoi se me shumë mundësi nuk është kryer asnjë arrestim dhe nuk është gjetur asnjë eksploziv, për shkak se pas anulimit të ndeshjes miqësore mund të jetë anuluar edhe procedimi i mëtejshëm me këtë komplot.

Pistorius përfundoi deklaratën e tij duke thënë se “nuk mund ta dimë se çfarë mund të kishte ndodhur, nëse nuk do ta anulonim atë ndeshje miqësore”.

Top Channel