Poloni, pritet të prezantohet kabineti qeveritar i Szydlos

09/11/2015 00:00

Fituesit e zgjedhjeve në Poloni, konservatorët e partisë “Ligj dhe Drejtësi” do të prezantojnë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar mesditën e së hënës, rreth orës 13:30.

Ky zhvillim bëhet i ditur nga zëdhënësja e partisë tashmë në pushtet, Elzbieta Witek, ndërsa vetë partia kishte njoftuar prej mëngjesit për një konferencë për shtyp rreth orës 08:30, me pjesëmarrjen e udhëheqësit Jaroslaw Kaczynski (Kaçinski), si dhe kandidates së partisë për kryeministre, Beata Szydlo (Shidlo).

Rezultati i zgjedhjeve të mbajtura më 25 tetor nxorri fitues euroskeptikët e “Ligj dhe Drejtësi”, të cilët janë njëkohësisht edhe e para parti që fiton shumicën në Parlamentin polak, që prej rënies së komunizmit në vitin 1989.

Top Channel