Konflikti izraelito-palestinez, takim Obama-Netanyahu

09/11/2015 08:15

Kryeminstri izraelit Benjamin Netanyahu do të takojë sot presidentin amerikan Barack Obama dhe në axhendën e këtij takimi do të jetë konflikti izraelito-palestinez.

Udhëheqësit e të dy vendeve do të takohen për herë të parë pas më shumë se një viti, në një kohë që muajin e kaluar palestinezët kanë ndërmarrë sulme të vazhdueshme ndaj izraelitëve.

Gjashtë izraelitë u plagosën në tre incidente vetëm gjatë ditës së dielë.

Top Channel