Birmani, opozita fiton zgjedhjet e para të lira prej 25 vitesh

09/11/2015 00:00

Lidhja Kombëtare për Demokracinë shprehu bindjen se është fituesja e zgjedhjeve të para të lira, që organizohen në Birmani prej 25 vitesh.

Një zëdhënës i forcës politike opozitare deklaroi se, ajo pritet të marrë deri në 70% të vendeve në Parlament.

“Besoj se të gjithë e keni një ide mbi rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, u shpreh udhëheqësja e partisë, Aung San Suu Kyi.

Unioni për Solidaritet dhe Zhvillim, i mbështetur nga ushtria, i cili ka qenë në pushtet që prej 2011-s, e sheh si tregues të rëndësishëm të rezultatit, faktin që drejtuesi i tij e humbi vendin e vet në Parlament.

“Na duhet të gjejmë arsyet e humbjes”, tha U Htay Oo, duke shtuar se vullnetin e popullit e pranojnë sidoqoftë pa hezitim.

Më herët, Suu Kyi iu drejtua një turme të madhe simpatizantësh të mbledhur përpara selisë së NLD-së në Yangon, duke u kërkuar të bëjnë durim.

Top Channel