Berat, procedim për shpërdorim detyre 5 ish-punonjësve të Zyrës së Pasurive

05/11/2015 10:40

Prokuroria e Beratit nisi procedimin ndaj 5 ish-zyrtarëve të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në një komunikatë për shtyp thuhet se, zyrtarët në fjalë, në vitin 2012 kanë regjistruar ilegalisht në emër të personave të caktuar sipërfaqe të mëdha pyjore në fshatin Velçan.

Sipas njoftimit, 100 hektarë pyll janë vënë në emër të shtetasit me inicialet R.Xh, ndërsa 94 hektarë në emër të katër shtetasve të tjerë.

Zyrtarët në fjalë janë identifikuar po ashtu me iniciale. Ata janë: A.M, ish-regjistrues pranë ZVRPP-së; Sh.D, hartografe; R.A, ish-përgjegjës i sektorit të hartografisë; Z.C, ish-specialiste; dhe M.Sh, ish-juriste pranë ZVRPP.

Organi i akuzës së qytetit të Beratit po vijon hetimet mbi rastin duke i lënë të dyshuarit në gjendje të lirë, edhe pse nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA