Dani Pedrosa është fituesi i Çmimit të Madh të Japonisë në Moto GP. Piloti spanjoll i Hondës mposhti Rossin dhe Lorenzon për të prerë i pari vijën e finishit në pistën e Motegit. Kjo është fitorja e parë e Pedrosës pas më shumë se 15 muajsh.
Ndërkohë, vendi i dytë në Japoni është një rezultat i shkëlqyer për Valentino Rossin, i cili i merr edhe 4 pikë të tjera shokut të tij të skuadrës Lorenzo në luftën për titullin kampion.
Në klasifikimin e përgjithshëm, tashmë “Doktori” e sheh veten me 18 pikë më shumë se spanjolli.
Ja renditja e plotë e Çmimit të Madh të Japonisë:
1. Dani Pedrosa (Repsol Honda RC 213 V)
2. Valentino Rossi (Yamaha YZR M 1)
3. Jorge Lorenzo (Yamaha YZR M 1)
4. Marc Márquez (Repsol Honda RC 213 V)
5. Andrea Dovizioso (Ducati Desmosedici)
6. Cal Crutchlow (Honda RC 213 V)
7. Bradley Smith (Yamaha YZR M 1)
8. Katsuyuki Nakasuga (Yamaha YZR M 1)
9. Héctor Barberá (Ducati Desmosedici)
10. Scott Redding (Honda RC 213 V)
11. Aleix Espargaró (Suzuki GSX-RR)
12. Takumi Takahashi (Honda RC 213 V)
13. Nicky Hayden (Honda RC 213 V-RS)
14. Yonny Hernández (Ducati Desmosedici)
15. Mike di Meglio (Ducati Desmosedici)
16. Alvaro Bautista (Aprilia RS-GP)
Top Channel