Abuzoi me lejet në zonë turistike, Prokuroria: 5 vite burg për ish-kryekomunarin e Rrashbullit

23/09/2015 14:20

Pesë vite burg ka kërkuar Prokuroria e Durrësit për ish-kryetarin e komunës Rrashbull, Hysen Gashi. Ai akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë, gjatë procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në zonë turistike te Shkëmbi i Kavajës.

Krahas tij, si të pandehur në këtë çështje janë marrë dhe 6 zyrtarë të tjerë lokalë, për të cilët gjykimi ka përfunduar. Krahas dënimit me pesë vjet për Gashin, kërkohet dhe të hiqet e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

Sipas hetimit të prokurorisë së Durrësit, rezulton se zyrtarët e komunës, të gjithë anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës, kanë dhënë leje në të paktën 16 praktika në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën me veprime konkrete dhe me pasoja të rënda për territorin dhe mjedisin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA