Champions, Roma dhe Barça ndahen në paqe

16/09/2015 23:00

Chelsea ka regjistruar fitoren më të thellë të ndeshjeve të para të Champions League. Londinezët e Mourinho-s shkatërruan 4-0 Maccabi Tel Aviv, duke marrë menjëherë kryesimin e grupit G.

Për vendasit shënuan Willian, Oscar, Diego Costa dhe Fabregas. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Porto mori 1 pikë në Kiev falë barazimit 2-2 me Dinamon.

Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes, ajo mes Romës dhe Barcelonës përfundoi në barazim 1-1. Golit të Suarez, skuadra italiane iu kundërpërgjigj me një supergol nga mesfusha të Florenzi-t.

Kreun e grupit E, e mori  Bayer Leverkusen që shkatërroi 4-1 BATE Borisov. E ka nisur me fitore këtë sezon në Champions League edhe Bayern Munich. Gjermanët e drejtuar nga Guardiola mposhtën 3-0  Olympiakos-in falë dopjetës së Muller-it dhe golit të Gotzes.

Surpriza e grupit F është Dinamo Zagreb, që mori 3 pikët e para pasi mundi në kryeqytetin kroat 2-1 Arsenalin. Në grupin H, Lioni barazoi 1-1 në transfertë me Gentin, ndërsa Zeniti mundi 3-2 në Spanjë Valencian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA