Professor Green, emri i vërtetë i të cilit është Stephen Manderson, ka thënë se ka kërkuar ndihmë pas vdekjes së babait të tij për të ndaluar së fajësuari bashkëshorten për problemet në marrëdhënien e tyre.
“Nuk mbështetem tek ajo për të zgjidhur problemet e mia, kjo nuk është detyra e saj. Do të kishte qënë e padrejtë t’ia kisha shtuar këtë barrë asaj, do të thoshte të hiqja dorë nga përgjegjësitë e mia”, tha reperi britanik.
Green, 31-vjeç, i cili festoi 2-vjetorin e martesës ditën e sotme, ka thënë për “Press Association” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë hasur shumë probleme në vitin e parë të martesës pasi Green u përfshi në një aksident me makinë, u sulmua dhe u ndalua për përdorim alkooli teksa ngiste makinën, por ai ka shtuar se ky vit i bëri ata më të fortë.
Top Channel