Divat e Holliwood-it që janë “të pastra”

10/09/2015 00:00

Presioni i botës së Holliwood-it, industrisë së modës dhe showbiz-it, në përgjithësi është shumë i madh ndaj grave, të cilat janë gjithmonë në garë për t’u dukur bukur dhe të rrezatojnë gjithmonë rini. Është e panumërt lista e atyre që kanë rënë në kurthin e bisturisë dhe botoksit, por në një listë shumë të tkurrur emrash qëndrojnë ende disa diva, të cilat nuk kanë pranuar asnjë ndërhyrje të pamjes së tyre edhe me rrjedhën e viteve.

Një prej tyre është Julianne Moore, e cila e ka menaxhuar tkurrjen e kohës mbi lëkurën e saj pa botoks dhe ndërhyrje plastike.

“Unë nuk dua të paragjykoj askënd për zgjedhjet që bën”, thotë aktorja,- sepse mendoj që të gjitha këto gjëra ndihmojnë që gjithkush të ndihet mirë me veten. Por, nga ana tjetër unë dua të dukem si vetja ime. Ne nuk do të jetojmë përgjithmonë”- shprehet Moore.

Ylli i të famshmit “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker është gjithashtu kundër botoksit dhe korrigjimeve të kirurgjisë plastike dhe kësaj liste i bashkohet edhe  Julia Roberts, e cila herë pas here pozicionohet hapur ndaj ndërhyrjeve që prekin natyralitetin e një fytyre njerëzore, Vanessa Paradis, Meryl Streep, kjo e fundit madje ka thënë se i gjen shumë qesharakë ata njerëz që ngrijnë fytyrat e tyre.

Një tjetër kundërshtare e ethshme e shpallur kundër botoksit është Emma Thompson. “Më shikoni mua”- thotë ajo. “Jam krejt normal dhe në të vërtetë nuk dua të bej asnjë gjë. Është sëmundje mendore që të fusësh këto lloj helmesh në trupin tënd”.

Jennifer Garner konsiderohet si një nga aktoret me provokuese të Hollywood. Edhe pse nënë e tre fëmijëve, ajo i ka thënë jo botoksit. Madje është shprehur se dëshiron që fëmijëve të saj t’ju japë një shembull të mirë.

Sigurisht që ethet e bisturisë dhe ndërhyrjeve estetike kanë pushtuar në masë edhe personazhet shqiptare të jetës publike. Por, Ema Andrea shprehet se, rrudhat janë njerëzore e buzëqeshja hyjnore…!!

FOTO GALERI
2/10

Top Channel