Mjekët në provincën Sichuan në jug-perëndim të Kinës u vunë përballë një rasti krejtësisht të rrallë, kur një paciente u paraqit me një bri 12 centimetër të gjatë në ballë.

Pacientja, një e moshuar 87-vjeçare, u paraqit për ndihmën e tyre çdo ditë e më shumë ndjente dhimbje të forta koke.

Pas diagnozës së rastit, mjekët dolën në përfundimin se bëhej fjalë për një formë tejet të rrallë kanceri lëkure.

E moshuara vuan prej vitesh nga kjo sëmundje. Kur iu shfaq për herë të parë ajo nuk u paraqit për mjekim, pasi kanceri kishte ndaluar dhe madhësia e bririt nuk po ndryshonte. Por gjithçka ndryshoi kur vajza e saj e ngacmoi nga pakujdesia kur po i lante kokën së ëmës.

Briri i vogël u këput, por pak kohë më vonë nisi të dalë sërish dhe të rritej me ritme më të shpejta se më parë dhe brenda një viti kapi gjatësin 12 centimetër.

Rasti në fjalë është tejet i rrallë, po jo i vetmi në Kinë. Në vitin 2010, një grua 101-vjeçare njihej si “Djalli” për shkak të një briri të ngjashëm që i kish dalë në ballë.

Mjekët po përpiqen të kurojnë 87-vjeçaren, Liang Xiuzhen, por shprehen skeptikë pasi lloji i kancerit është tejet i rrallë, godet të moshuarit dhe nuk ekziston asnjë kurë për të.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel