Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë…
Adoleshentët janë të prirë të gënjejnë më shumë se çdo moshë tjetër, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët e Universitetit të Amsterdamit kanë testuar më shumë se një mijë persona të moshave nga 6 deri në 77 vjeç.
Studimi, i publikuar në Acta Psychologica, u ka kërkuar pjesëmarrësve t’u përgjigjen disa pyetjeve të thjeshta për njohuritë e përgjithshme, duke treguar nëse thonë të vërtetën apo gënjejnë. Ata janë pyetur gjithashtu sa shpesh dhe kë kanë gënjyer në 24 orët e fundit.
Përgjithësisht, studiuesit gjetën se adoleshentët ishin të aftë të gënjenin më shpejt dhe më saktë, kur iu nënshtruan testit. Fëmijët nga mosha 6-8 vjeç, dhe të moshuarit, ishin gënjeshtarët më naivë.
Në testin e dytë, adoleshentët sërish ishin në krye të listës duke thënë se kishin treguar mesatarisht 3 gënjeshtra në 24 orët e fundit.
Studiuesit gjetën se grafika e rezultateve të tyre ishte në formën e një kurbe, ku në cepat e poshtëm ishin fëmijët e vegjël nga njëra anë, dhe të moshuarit nga ana tjetër.
Studiuesit thonë se ka “ndryshime të rëndësishme që lidhen me moshën e mashtrimit”, duke thënë se këto ndryshime mund të jenë si shkak i nivelit të ndryshëm të “kontrollit frenues”.
Megjithatë, duhet të ketë kujdes mbi rezultatet. Anketat dhe sondazhet janë të vështirë për të shqyrtuar, siç kanë treguar dhe studimet e mëparshme.
Top Channel