Seria A, Milani e nis me humbje, Interi fiton në fund

24/08/2015 00:00

Milani i Sinisa Mihajlovic e ka filluar kampionatin me humbje pasi u mund në transfertën e Firences përballë Fiorentinës me rezultatin 2-0.

Mbrojtësi Rodrigo Ely la skuadrën kuqezi me 10 lojtarë në minutën e 36 dhe nga ajo goditje standarte erdhi goli i parë i vendasve. Në pjesën e dytë Ilicic shënoi edhe golin e dytë për Fiorentinën me 11-metërsh, ndërkohë që tentativat e Milanit ishin thuajse inekzistente në inferioritet numerik.

Ndërkohë që të vetmit nga të mëdhenjtë që dalin me kokën lart në këtë javë të parë janë lojtarët e Interit, të cilët fituan 1-0 në minutat shtesë ndaj Atalantës. Pavarësisht volumit të lojës dhe superioritetit numerik ndaj kundërshtarit, i cili që nga minuta 71 mbeti me 10 lojtarë, vetëm në fundin e takimit blerja re e zikaltërve, Stefan Jovetiç, arriti të shënojë golin e fitores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA