Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale
Dyndjet masive të azilkërkuesve kanë zgjuar tensione të shumta në Gjermani. Mediat dhe banorët vendas tregojnë se dhuna ka eskaluar, duke e bërë të domosdoshme prezencën e patrullave të policisë thuajse në çdo kamp ku strehohen azilkërkuesit.
Në radhët e refugjatëve mësohet se herë pas here ka konflikte mes tyre, ku përgjithësisht, shkruan “Financial Times” personat e ardhur nga Lindja e Mesme krijojnë rrëmujë. Por nuk mungon as presioni i vendasve, të cilët nuk duan që refugjatët të akomodohen në Gjermani.
Nuk kanë munguar edhe rastet kur është ushtruar dhunë mbi ta. Azilkërkuesit i tremben ksenofobisë së treguar nga gjermanët, dhe duan që fjala e tyre të përcillet nga media.
“Nëse ne dëbohemi, çfarë do të ndodhë? Ku do të shkojmë ne?”, shprehet një azilkërkues.
Por siç dëshmojnë azilkërkuesit, pjesë e kësaj dhune janë edhe vetë efektivët e policisë, të cilët sipas tyre shfrytëzojnë uniformën për të krijuar panik tek ata që të largohen pa përfunduar procedurat.
Që në fillim të këtij viti numërohen gati 200 sulme në strehat e azilkërkuesve.
Top Channel