Fëmijët filipinas, not mes plehrash

03/07/2015 00:00

Një djalë i vogël mundohet të mbajë kokën sipër ujit, duke notuar në një lumë të mbushur me plehra. Kjo është pamja që vjen nga Navotas, në veri të Manilës, në Filipine, aty ku për të mbijetuar, fëmijët e vegjël paradoksalisht rrezikojnë jetën në ujërat e ndotur.

Familjet që jetojnë pranë këtij lumi janë nga më të varfërat në botë dhe e vetmja mundësi përfitimi financiar për ta është të gjejnë diçka të riciklueshme mes plehrave.

Të vegjëlit janë të ekspozuar ndaj pneumonisë, diarresë dhe tuberkulozit nga noti që bëjnë çdo ditë në ujërat e ndotur dhe nga i cili fitojnë vetëm 2.5 dollarë në ditë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel