Ata kanë si qëllim të rikthejnë sadopak buzëqeshjen te të pastrehët. Janë 4 të rinj në Tiranë, që kanë ndërmarrë nismën e njohur globale “Make the Homeless Smile”.

Të ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ata treguan se çfarë i frymëzon në këtë angazhim social të tyre. Ledio, Eraldi, Denisi dhe Ledioni gatuajnë vetë ushqime në shtëpi dhe, pasi i paketojnë, i shpërndajnë te të pastrehët, në rrugët e kryeqytetit.

* Ata janë njerëz të suksesshëm. Në fazën e tyre të jetës ia kanë dalë më së miri të shkëlqejnë. Ina Zhupa pedagoge, Aurela Kullolli studente ekselence, dhe Vincente van Gerven Oei artist, treguan në “Pasdite në Top Channel” ritualet e përditshme, që i ndihmojnë të kenë sukses.

* Një 11-vjeçare ka surprizuar jurinë e “talentshoë”-t “Next Star”, në Rumani, kur ka performuar këngën “Suus” të Rona Nishliut. Christina Magrin ka marrë shumë duartrokitje, si dhe vlerësimin poztiv të jurisë.

* Një fëmijë vetëm 5 vjeç ka përlotur të pranishmit në një restorant në Alabama të SHBA-ve, kur i ka kërkuar mamasë së tij t’i blinte ushqim një të pastrehu. Fëmija e kishte parë atë duke qëndruar jashtë restorantit, dhe kishte shkuar tek ai duke i thënë:

“Hajde të hash, porosit çfarë të duash dhe mami im do të ta blejë”.

Top Channel