Mbush 100 vjeçe, por nuk e lënë të festojë vetëm

14/05/2015 00:00

Feston ditëlindjen e saj të 100-të, por është e ve dhe nuk ka njeri me kë të festojë. Pas një apeli për Winnie Blagden, e cila nuk ka një familje, do të hapen plot 100 kartolina urimi në ditën kur ajo mbush 100 vjeçe.

Apeli është parë nga 2.5 milionë përdorues në Facebook dhe mijëra vetë i janë përgjigjur. Ajo do të marrë 100 trëndafila rozë, një qëndrim në hotel, madje dhe një udhëtim me limuzinë. Të gatshëm janë treguar njerëz nga SHBA, Rumania e Japonia.

E në fakt, ky apel do të mbahej surprizë për Winnie, por Serenta HomeCare, e cila ndihmon zonjën Blagden në Sheffield, mendon se për shkak të moshës, asaj i duhet treguar për gatishmërinë e mrekullueshme të njerëzve.

Top Channel