Portugezët janë ndër pijanecët më të mëdhenj të Europës

06/05/2015 00:00

Me një konsum prej rreth trembëdhjetë litra alkool për frymë, portugezët zënë një nga vendet e para në BE. Atyre ua kalojnë vetëm banorët e Andorrës dhe disa shtete të Europës Lindore.

Qeveria mendon se nevojiten ligje për ta kufizuar konsumin e alkoolit dhe dëshiron t’i ashpërsojë ligjet ekzistuese. Për të rinjtë nën 18 vjeç pritet të ndalohet shitja e alkoolit.

Po ashtu mendohet edhe moslejimi i konsumit në ambientet publike deri në orët e para të mëngjesit.

Top Channel