Tregjet e veshjeve të përdorura, përse mbeten gjithmonë të preferuara?

30/04/2015 00:00

Tregjet e “gabit” janë vendet, ku thuajse të gjithë futen, por shumë pak janë ata, të cilët preferojnë të tregojnë se i frekuentojnë.

Mund të gjesh gjithçka sa u takon veshmbathjeve, por nuk përjashtohet as mundësia për të blerë në këto tregje edhe pajisje elektroshtëpiake, apo enë kuzhine. Të gjitha të përdorura.

Ka më shumë se dy dekada, që janë zhvilluar këto lloj tregjesh dhe është i vetmi biznes deri më sot, që nuk ka prekur falimentin. Age Dedukaj ka 20 vite, që merret me këtë punë.

Përtej paragjykimeve për veshjet e përdorura, këto vende frekuentohen për mundësinë e pasjes së veshjeve origjinale dhe shumë individuale. Dy sende të një serie zor se mund t’i gjesh këtu.

“Beneton”, “Zara”, “Sandro Ferrone”, “Batta”, “Buffalo”, po je me fat edhe “Lobotin” mund ta gjesh në këto tezga.

Si këto tregje të mëdha veshjesh të përdorura në Tiranë ka disa. Teksa zhvendosemi nga njëri te tjetri, kuptojmë që situata nuk është e njëjtë gjithandej.

Këtu mund të plotësosh nevojat me pak lekë. Të vishesh, madje edhe të pajisësh kuzhinën me orendi dhe sende të ndryshme. Të diskutueshme për higjienën, megjithatë edhe këto objekte gjejnë vend në tregjet e dorës së dytë.

Top Channel