Sa e vështirë të furnizosh automjetin

29/04/2015 00:00

Pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së një pike furnizimi me karburant në Britaninë e Madhe, ku tregohet ‘odiseja’ e një gruaje për të gjetur krahun e duhur për të mbushur automjetin e saj, po qarkullojnë me shpejtësi në internet.

Videoja është publikuar fillimisht në fund të vitit të kaluar, por vetëm tani po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale.

Pamjet tregojnë gruan që futet në pikën e furnizimit me automjetin e saj dhe kur zbret kupton që kapakun e depozitës së karburantit makina e kishte në krahun tjetër. Hipën sërish në makinë dhe bën një gjysmë rrethi, dhe kupton se kapaku i furnizimit ndodhej sërish në anën e gabuar vetëm kur zbret.

Bën një rrotullim të plotë, rikthehet në pikën fillestare dhe sërish verifikon që ishte në kahun e gabuar. Falë Zotit në atë moment, në pikën e karburantit u fut një tjetër automjet që i bllokoi rrugën dhe e detyroi drejtuesen e mjetit që të kthehej në vend, se ndoshta do kishte vazhduar pafundësisht të bënte rrethin në pikën e karburantit.

Top Channel