Qytetarë të shumtë e zyrtarë komunalë të Prishtinës, në nder të “Ditës së Krenarisë” bënë paraditen e së shtunës homazhe në varrezat e dëshmorëve.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pasi vuri kurorë me lule tek shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti, tha se ndihet krenar që gjendet në sheshin me emrin e një prej të parëve që ishte bashkuar me UÇK-në.
Ahmeti premtoi se shumë shpejt komuna do të bëjë rregullimin e varrezave të dëshmorëve. Homazhe për të nderuar dëshmorët bënë edhe zyrtarë të opozitës në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Kryetari i PDK-së, Lirak Çelaj tha se as qeverisja e kaluar e as kjo e tanishmja nuk janë duke bërë asgjë për dëshmorët, duke thënë se mbetet shqetësuese gjendja e varrezave të tyre.
Komuna e kryeqytetit bashkë me organizatën e dalë nga lufta e UÇK-së kanë organizuar aktivitete të ndryshme deri më 23 prill në nder të dëshmorëve.
Top Channel