Tiranë, 54-vjeçarja sjell në jetë një vajzë
13/02/2015 00:00
Një grua 54-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Ngjarja është konsideruar si e rrallë, duke parë edhe moshën e nënës që ka sjellë në jetë fëmijën. Lajmi është publikuar në rrjetin social “Facebook” nga mjekja gjinekologe, Anika Dokle.
Në një postim në rrjetin social “Faceboook”, pedagogia e Fakultetit të Infermierisë në Tiranë, shkruan: “Sot erdhi në jetë Mia! Një ndër ato raste që të mbetet gjatë në mendje. Nëna e saj është 54 vjeçe. Hare dhe emocion! Kësaj i thonë JETË!”, shkruan Anika Dokle, ndërsa falënderon edhe Prof. Astrit Bimbashin.
Top Channel