Të përgjakur dhe duke qarë, dalin nga mitra e nënës së tyre dhe marrin frymë për herë të parë. Këto momente intime kapen nga fotografi francez Christian Berthelot, i cili i bën foto bebeve në 20 sekondat e para të jetës së tyre.

38-vjeçari nisi këtë projekt të veçantë 6 muaj pas lindjes së djalit të tij, kur nga Dr. Jean-François Morienval iu kërkua të bënte disa foto interesante të fëmijëve që lindnin me operacion.

“Kur nisa të bëja fotot e para, doktori më shihte me bisht të syrit si do të reagoja. Mbase priste të më binte të fikët. Të them të drejtën, nuk e di se çfarë ndjeva. U fsheha pas aparatit dhe thjesht bëra punën time”, thotë fotografi mbi eksperiencën e tij të parë.

Christian pranon se shumë njerëz e kanë të vështirë të shohin foto të tilla, por ai thotë se te këto foto shikon vetëm bukuri: “E di që ka njerëz që reagojnë shumë keq, i duken të shpifura, më thonë që nuk kam të drejtë të tregoj bebet të përlyer me gjak. Por, ky është realiteti. Fëmijët lindin të tillë, nuk dalin nga lakra.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel