Pasioni i stilistëve nuk njeh kufij. Shpesh ata dizajnojnë veshje dhe aksesorë të tjerë që shkojnë përtej imagjinatës.

Këtë herë, stilisti francez Jerome Rousseau ka vendosur t’i japë jetë modelit të sandaleve të Hirushes, personazhi i përrallave të Disney, që humbet një prej tyre në një mbrëmje në pallatin mbretëror.

“Shkëndija në mesnatë është një element i mrekullueshëm i përrallës së Hirushes, i jep tension dhe intensitet historisë. Pikërisht nga ky moment u frymëzova unë kur bëra këto dizajnime dhe rezultati është sandale me ngjyrë blu dhe taka të larta”, ka shpjeguar Rousseau.

Sandalet do të jenë në shitje në dyqanet më luksoze të Nju Jorkut, Londrës, Parisit, Milanos, Moskës, Tokios dhe Dubait.

Top Channel