Bradley Denton është një djalë i cili për t’u bërë gati për një dalje në darkë shpenzon dy orë kohë. Arsyeja është se ai shndërrohet në një femër me emrin Pearle Gattes. Studenti 19-vjeçar nga Lidsi i Anglisë thotë se gjithmonë është ndjerë më mirë i veshur si grua dhe del rrugëve si mashkull vetëm kur është i shoqëruar me njerëz që sapo i ka njohur në universitet.

“Kur isha 18 vjeç nisa të punoja si balerin në një bar për homoseksualë në Jork dhe u ndjeva menjëherë mirë. E dija se aty ishte vendi im”, thotë i riu.

Kur ia tha për herë të parë prindërve të tij, babai i tij nuk i foli për një javë.

“Babain e kam idhull dhe e pata të vështirë, por u lehtësova kur më pranoi pas disa kohësh”, thotë Bradley.

Ndoshta babai e ka pranuar, por shoqëria duket se jo pasi që kur ka nisur të vishet si femër, ai është rrahur më shumë se 20 herë në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA