Lorna Hysa: Jeta ime me babain pas humbjes së nënës

29/01/2015 00:00

Gjithmonë kishte qenë heroi i fëmijëve të tij, por 7 vite më parë duhej të ishte prindi, këshilluesi dhe shoku më i besueshëm, me të cilin vajza 15-vjeçare dhe djali 10-vjeçar duhet të ndanin gjithçka.

Ai mori statusin e “Superbabait”, pasi bashkëshortja e tij Refia ndërroi jetë nga një sëmundje e pashërueshme.

Kujtim Hysa ishte një burrë hijerëndë, ndërsa kjo ngjarje e ndryshoi krejtësisht. Duhej të mbante balancën: i rreptë si baba, e i mirëkuptueshëm si nënë. Fëmijët, së pari duhet të mësoheshin, e më pas të përballonin humbjen e pazëvendësueshme të nënës.

Kanë kaluar 7 vjet. Një luftë e vazhdueshme për të mposhtur dhimbjen, për të ecur përpara, ashtu siç do donte edhe nëna e tyre, sepse pavarësisht çdo humbjeje, sado e madhe të jetë, jeta vazhdon!

Top Channel