“Exclusive”, “Shqiponjat e zeza 001”

14/12/2014 00:00

“Exclusive” sjell nga baza amerikane e “Fort Dix” në New Jersey, historinë e 24 oficerëve shqiptarë të trajnuar atje për tre muaj, me një qëllim të vetëm: për të udhëhequr njësoj si kolegët e tyre amerikanë.

Ushtarakët shqiptarë, në këtë dokumentar rrëfejnë me detaje eksperiencën e tyre, falë bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të New Jersey-t. Ndërsa oficerët amerikanë komentojnë performancën e 24 “shqiponjave të zeza”, të pagëzuar prej tyre si “Black Eagle 001”.

“Për ne ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. E them këtë, pasi askush prej tyre nuk dështoi në përfundimin e kursit. Kjo është e pazakontë. Ata janë shumë inteligjentë. Mësuan gjuhën angleze dhe kjo na ndihmoi t’i trajnojmë pa vonesa. Oficerët shqiptarë ishin tejet të përgatitur fizikikisht, na dëgjonin me vëmendje dhe për 3 muaj u përballën me stresin dhe ngarkesën e kursit. Për ta nuk ishte e lehtë. Unë kam stërvitur oficerë nga Andorra, Kolumbia, Panamaja, por kurrë nuk jam ndeshur me një klasë kaq të shkëlqyer, si oficerët shqiptarë që erdhën në këtë program”, shprehet SFC Harry Martinez.

Sonte, ora 20:05, në “Exclusive” ndiqni “Shqiponjat e zeza 001”.

Top Channel